Gjilani ka filluar t’i blindojë futbollistët kryesorë të skuadrës me kontrata afatgjate.
Armend Halili është lojtari kryesor i gjilanasve në repartin defensivë këtë edicion, ku ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e ‘Skifterave’.
24-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet me Gjilanin duke qenë lider në mbrojtjen e kësaj skuadre.
Falë paraqitjes fantastike, Gjilani ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me Halilin edhe për tri vite të tjera.
Ka qenë vet klubi gjilanas që me anë të një video të publikuar në Facebook ku protagonist është vet Halili kanë njoftuar marrëveshjen e re.
Prishtinasi ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me Gjilanin dhe do të mbetet pjesë e këtij klubi deri në verën e vitit 2025.
/Gazeta Olle/