Gjilani bisedon edhe me Arsim Plepollin

Loja ‘trajner’ vazhdon në skuadrën e Gjilanit. Klubi i cili në këtë vit i rikthye në elitë, ende nuk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Emrat si Afrim Tovërlani, Imet Munishi e Sami Sermaxhaj kanë qarkulluar si trajner të mundshëm të Gjilanit ndërkohë që kjo skuadër ka biseduar edhe me Arsim Plepollin, i cili tashmë e ka nisur zejen e trajnerit.

“Është e vërtet që kemi biseduar tri ose katër herë, por unë iu kam treguar plan-programin tim. Nuk jam njeri që vuaj vetëm ta kem titullin trajner. Kam dëshirë të punoj me plan dhe ta di edhe planin e Gjilanit, se cilat janë pretendimet e tyre. Nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen, por dua ta falënderojë Gjilanin për besimin e treguar “, ka thënë Arsim Plepolli për Gazetaolle.com. Plepolli si futbollist përpos shumë skuadrave në Kosovë, ka bërë karrierë edhe në disa shtet të huaja.