Gjilani bën goditjen e madhe, arrin marrëveshje me Donjet Shkodrën

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Donjet Shkodra është transferuar te SC Gjilani në Superligën e Kosovës, merr vesh “Zeri.info”.

Shkodra është futbollist me shumë përvojë.

Organizatori 32-vjeçar së fundmi ka luajtur në Kazakistan te FC Zhetysu.

Në karrierën e tij ka luajtur edhe me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.

Shkodra pritet që me përvojën e tij ta përmirësojë edhe më shumë lojën e skuadrës gjilanase.

Ekipi nga Anamorava në dy xhirot e fundit ka arritur fitore ndaj Dritës dhe Llapit.

Gjilani në shtatë xhirot e para në Superligë i ka tubuar 12 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë me me një pikë më pak se Ballkani dhe dy më pak se Drenica që është lidere.

Thaqi uron Drenicën për fitore: Duhet t’i përmirësojmë gabimet

Barazimi i dytë rresht për skuadrën e tij, Bekim Isufi: Hasëm në vështirësi