Gjilani baras, Liria si zakonisht

Të dielën janë zhvilluar tri ndeshje në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra me të njëjtin emër i ka ndarë pikët me Flamurtarin duke barazuar 3:3. Ndërkohë, Liria edhe në këtë xhiro ka shënuar fitore duke e mundur në Prizren Kosovën e Prishtinës me rezultat 5:2. Dukagjini në Klinë ka barazuar me Ballkanin (1:1).

Ndërkohë, nesër luhen edhe dy takimet e fundit të fundit të kësaj xhiroje ku Lepenci e sfidon Vllazninë e Pozharanit, kurse Deçani e pret Fushë Kosovën.

Liga e Parë – Java e 27-të

E shtunë

Llapi – Rahoveci                                 5:0

Ulpiana – KEK-u                                3:1

2 Korriku – Ramiz Sadiku                  0:1

E diel

Gjilani – Flamurtari                             3 : 3

Liria – Kosova (P)                               5 : 2

Dukagjini – Ballkani                           1 : 1

E hënë

Lepenci – Vllaznia (P)

Deçani – Fushe Kosova