Gjilani – Ballkani pritet të zhvillohet në Suharekë

Në fundjavë zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra kampione tashmë është mësuar, pasi Ballkani edhe zyrtarisht e fitoi titullin xhiron e kaluar, teksa Gjilani e Drita e siguruan pjesëmarrjen në kualifikueset e garave evropiane.

Ballkani ndeshjen e fundit sipas kalendarit e zhvillon ndaj Gjilani si mysafir, megjithatë lokacioni i ballafaqimit mund të ndërrohet për disa arsye.

GazetaBlic Sport raporton se ndeshja e fundit mund të luhet në Suharekë të dielën, shkaku i festimit të titullit kampion, ku edhe do ta marrin Kupën.

Në Gjilan në stadiumin me bari sintetik nuk janë kushtet optimale për një festë të tillë, andaj mundësitë që ndeshja të luhet në Suharekë janë rritur shumë.

Ende nuk është marrë asnjë vendim, megjithatë në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka.

Grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll

Seleksionimi në SHBA, futbollistët shqiptarë rrëfejnë emocionet: Eksperiencë e veçantë të veshësh fanellën kuqezi