Gjilani asnjëher më i kompletuar se sot, ja cilët futbollistë janë rikthyer nga lëndimet

Gjilani është nisur drejt kryeqytetit me gati komplet futbollistët e gatshëm, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra gjilanase asnjëher gjatë këtij sezoni nuk ka pasur organikë më të fortë për një ndeshje se sa këtë herë.

Kastrati, Musolli dhe Kelmendi janë rikthyer të gjithë në këtë xhiro teksa para kësaj pati edhe rikthime të tjera të bujshme si Veliu, Jackson dhe Nikaç.

“Skifterat” nga futbollistët kryesor të skuadrës vazhdojnë të ndjejnë mungesat e Keita Razak dhe Tomislav Busiç.