Gjilani aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadrat kosovare janë duke u përgatitur maksimalisht para fillimit të edicionit të 2022/23.

SC Gjilani ka njoftuar se të mërkurën do të zhvillojë miqësore ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Është kjo miqësorja e parë për kuqebardhët, pas eliminimit në raundin e parë të Ligës së Konferencës. /Gazeta Olle/ 

Ballkani – La Fiorita, ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen

Ballkani shkëlqen në pjesën e parë ndaj La Fioritas, 45 minuta larg kalimit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës