Gjiganti turk e pëson rëndë nga UEFA!

Ish skuadra e Donis Avdijajt, Trabzospor, e ka pësuar keq nga UEFA.

Kjo skuadër është dënuar me 1 vit ndales në garat evropiane, shkruan Gazeta Olle.

E gjitha kjo pasi skuadra e elitës turke nuk ka respektuar kriteret e Fer Plejit Financiar (FFP).

UEFA në një komunikatë të mërkurën ka njoftuar se Trabzonspor ka dështuar të plotësojë kushtet në marrëveshjen që ka arritur me UEFA-n në vitin 2016, kur është zbuluar se ka shkelur rregullat.

Është raportuar se suspendimi do të hyjë në fuqi nëse Trabzonspori kualifikohet në Evropë stinorin e ardhshëm, por jo edhe për stinorët tjerë./Gazeta Olle