Mirlind Daku ka përfunduar një sezon spektakolar në kampionatin slloven si i huazuar te skuadra Mura.
Sulmuesi gjilanas u huazua te Mura nga Osijek, ku ka shkëlqyer në elitën e futbollit slloven me 22 gola e dy asistime në 37 ndeshje zyrtare.
Gjiganti slloven, Maribor është duke u përgatitur për shitjen e golashënuesit kryesor Zhan Vipotnik dhe po e shohin Mirlind Dakun si zëvendësuesin e tij.
Mediumi slloven ‘Ekipa’ ka raportuar se drejtuesit e Mariborit kanë kërkuar informacione te Osijeku për sulmuesin kosovar.
Megjithatë problemi është se Mura ka një opsion të blerjes së sulmuesit dhe ende nuk e ka marrë vendimin.
Maribor po pret që në rast se Mura uk e blen Dakun, atëherë të ndërhyjnë për transferimin e sulmuesit gjilanas.
25-vjeçari kaloi një vit e gjysmë si i huauzar te Mura nga Osijek dhe konsiderohet si një nga sulmuesit qendror më të mirë në Slloveni.