Gjiganti italian tenton transferimin e Armando Brojës

Ëndrra e Armando Brojës për sezonin e ardhshëm është të luajë në radhët e Chelsea-t pasi është në pronësinë e londinezëve dhe punon me objektivin për t’u rikthyer në Stamford Bridge. Megjithatë, kjo nuk i pengon klubet e tjera të interesohen për ta transferuar sulmuesin e Southampton në sesionin e ardhshëm të merkatos, pasi 20-vjeçari ka shkëlqyer si i huazuar në radhët e “Shenjtorëve” në Premier League duke realizuar nëntë gola në të gjithë kompeticionet (Kupë dhe kampionat).

Së fundmi, një pretendente për shërbimet e lojtarit të kombëtares është Napoli, me të kaltrit që i frikësohen një lamtumire të Victor Osimhen drejt Manchester United pasi nigeriani është i përzgjedhuri i trajnerit të ri të Djajve të Kuq, Erik Ten Hag. Në këtë formë, italianët kanë pikasur te Broja cilësitë e duhura për ta zëvendësuar Osimhen dhe e kanë prioritet në listën e merkatos.

Një mundësi për t’u transferuar në Napoli është edhe formula e huazimit në rast se Broja nuk ia del të jetë pjesë e organikës së Chelseat në sezonin e ardhshëm, megjithatë është ende herët për të dalë në një përfundim duke qenë se në lojë është edhe Southampton. “Shënjtorët” që i kanë parë nga afër cilësitë e Brojës do të këmbëngulin ta kenë të tyrin edhe për sezonin e ardhshëm nëse Chelsea nuk e rikthen në shtëpi “xhevahirin” nga Malësia e Madhe.

Menduan ndryshe nga të tjerët, FFK dënon për gjashtë muaj drejtorët sportivë të Dritës e Drenicës, Valon Zymberin e Taulant Dajakun

“Kampionët e vitit” – Armend Thaqi publikon fotot e mjekëve që shpëtuan jetën e tifozit që pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes së sotme