Gjiganti Celtic, kundërshtar i mundshëm i Dritës në Champions

Klubi Futbollistik “Drita” do të jetë pjesë e parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve për herë të dytë në histori, teksa kërkon ta vë emrin e saj në mesin e skuadrave më të mira, sikurse para dy edicionesh kur takohej me Malmon në fazën e parë të rregullt të këtij kompeticioni, shkruan Gazeta Sheshi. 

Megjithëse ende nuk janë konfirmuar kundërshtarët e klubeve që priten të luajnë në fazën parakualifikuese të Championsit, tashmë dihen disa nga emrat e mundshëm me të cilën mund të përballen këto skuadra.

Njëri ndër emrat “big” që mund të ‘peshkohet’ për këto skuadra është edhe gjiganti skocez Celtic.

Në dy gjysmëfinalet e para takohen Drita dhe Inter d’Eescaledes dhe SP Tre Fiori me Linfieldin, teksa fituesit e këtyre ndeshjeve takohen në finale.

Fituesi i këtij turneu do të kualifikohet direkt në fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sipas “Heraldscotland”, Celtic mund të përballet me fituesin e këtij turneu, e që mund të jetë Drita, varësisht prej ecurisë së skuadrës së Ardian Nuhiut.