Gjiganti anglez interesohet për transferimin e Thomas Strakoshës

Thomas Strakosha vijon të ngjallë interes në klubet e Premier League dhe tashmë përveç Newcastle, shqiptarin është duke e ndjekur me vëmendje edhe Chelsea.

Ky lajm është bërë publik nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili në një postim në “Twitter” shkruan se portieri “kuqezi” është një nga opsionet e “bluve” të Londrës, duke qenë se aktualisht është lojtar i lirë.

“Thomas Strakosha është duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha duke qenë se është lojtar i lirë. Chelsea po e konsideron si një opsion, në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë.”-shkruan Farbizio Romano.

Pas 10 vitesh pjesë e klubit të Lazios, shqiptari ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin italian dhe pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë.

Arsyeja pse Strakosha vendosi të mos rinovonte me klubin italian lidhet jo vetëm me anën financiare, por edhe me kushtin që shqiptari i vendosi Lazios, pra roli i padiskutuar i titullarit.

Trajneri i Budoqnostit flet për duelin me Llapin: Jemi klub më i madh se ata, por nuk i nënvlerësojmë

Kosova me katër skuadra në garat evropiane, por vetëm me një stadium që i plotëson kushtet e UEFA-s