Gjiganti anglez gati të paguaj klauzolën prej 120 milionë eurove të Enzo Fernandez

Chelsea bëhet gati të ndërhyjë në merkato dhe objektiv i bluve londinezë janë lojtarë të cilët kanë shkëlqyer në Botërorin 2022.

Një nga emrat më të spikatur është protagonisti me Argjentinën kampione, mesfushori Enzo Fernandez.

Futbollisti është i blinduar me një kontratë nga Benfica, por raportohet se ka një klauzolë për prishjen e saj. Kështu, Chelsea po bëhet gati që të paguajë një shifër marramendëse për mesfushori, 105 milionë paund që përkojnë me këtë klauzolë largimi, vetëm që të sigurohet se do të fitojë betejën me klube të tjera të mëdha të Premier Ligës që kanë filluar të interesohen për të.

“Evening Standard” bën të ditur se Liverpooli dhe Newcastle kanë nisur kontaktet me Benficën për lojtarin dhe ky i dyti për më tepër ka parë t’i refuzohet një ofertë për mesfushorin.

Fernandez është kthyer dje në stërvitje me klubin, pas festës në Argjentinë dhe ditëve që kishte pushim pasi u shpallën kampionë.

Ai ka diskutuar me presidentin Rui Costa rreth planeve për të qëndruar përsëri në klub apo për t’u transferuar në një ekip tjetër.

Skuadra e madhe spanjolle tenton transferimin e Myrto Uzunit

City fiton lehtësisht në udhëtim te Leeds