Gjigantët spanjoll pas mbrojtësit shqiptar

Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, mund të luajë sezonin e ri në njërën prej skuadrave më të mira në botë, Realin ose Barcelonën.

Ka qenë vetë babai i lojtarit me origjinë nga Gostivari, Kujtim Mustafi, ai që e ka bërë të ditur lajmin.

Në një intervistë për “Express”, babai i kampionit të botës pohoi se të dy ekipet kanë shfaqur interes për 23-vjeçarin.

“Po, ka pasur kontakte. Ata kanë kontaktuar klubin dhe kjo mbetet mes tyre. Kaq mund të them”, u shpreh i entuziazmuar Kujtimi.

Edhe nëse nuk blihet nga Reali ose Barceloana, Mustafi do të largohet nga Valencia gjatë kësaj merkatoje.