Gjigantët italianë pas Van Persiet

Juventus , Inter dhe Lazio janë të gatshëm të bie dakord për transferimin e Robin van Persie nga Manchester United.

Sipas Mail klubet italiane janë të gatshme të paguajë 5 milionë euro për zgjidhjen e kontratës.

31 -vjeçari ka 14 muaj të mbetura në marrëveshjen e tij të tanishme, pas ardhjes nga Arsenali në vitin 2012 , por është duke luftuar me lëndimet prej ardhjes së Luis van Gal të skuadra e kuqe.

Nëse RVP mbetet lojtarë i lirë, atëherë Juventusi, Interi dhe Lazio me siguri do të jenë të interesuar për të ofruar lojtarin.

Ai kishte qenë tashmë në prag të bashkimit me Juven në vitin 2012, por përfundimisht vendosi që të mbetet në Premier League.

Serie A klubet nuk kanë ndërmend të paguajnë edhe pagën e lojtarit që është 250,000 funte në javë, kështu që holandezi duhet të mendoj edhe për ulje page nëse mendon të luajë në Itali.

Të vetëdijshëm për këtë situatë, Manchester United janë të gatshëm që të lëshojnë lojtarin për 10 milionë euro,  që ta fshijë përfundimisht lojtarin nga librat e tyre.