Gjigantët e Holandës të vogël para Dritës, pjesa e parë i takon kosovarëve

Ka përfunduar pjesa e parë mes Feyenoordit dhe Dritës në Rotterdam.

Nënkampionët e Kosovës po shkruajnë historinë, pasi janë duke fituar 2-1 pas 45-minutave të parë, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e kthimit në Conference League ka qenë spektakolare deri më tani, ku djelmoshat e Ardian Nuhiut e përmbysën rezultatin, përkundër golit të pranuar në fillim të takimit.

Ishte Guus Til ai që kaloi gjigantin holandez në epërsi, qysh në minutën e shtatë.

Por, bardhekaltrit nuk u treguan inferiorë, duke u rikthyer brenda vetëm pesë minutave me dy gola të shpejtë.

Marko Simonovski barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 12-të.

E për ta shkaktuar befasinë e madhe u përkujdes Astrit Fazliu, duke e përmbysur rezultatin në minutën e 16-të.

Fazliu kishte edhe dy raste shumë të mira shënimi të cilat nuk i konkretizoi.

Mbeten vetëm edhe 45-minuta për tu shkruar historia nga gjilanasit.

/Gazeta Olle/ 

 

Iku pa lënë gjurmë nga Bolivia, Armando Sadiku rikthehet në Spanjë

Drita tregon karakter në Holandë – mposhtet dhe eliminohet nga Feyenoordi, por tregon fuqinë e saj