Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozit të Dritës, ndanë një pjesë të pagës për ta ndihmuar Vëllaznimin e Gjakovës

Një tifoz i Dritës ka bërë gjest të mrekullueshëm.

Jo vetëm Drita është me fat për “Intelektualët”, por atyre ia shohin hajrin edhe klubet e tjera, shkruan Gazeta Olle.

Adhurim Jakupi, një nga pjestarët më të vjetër të tifogrupit gjilanas është inkuadruar live në emisionin “Radar” të Elita Dolit, aty ku ka bërë një veprim për tu marrë shembull.

Ai ka vendosur që për katër muajt e ardhshëm të ndajë një pjesë të konsiderueshme të pagës së tij për të ndihmuar skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova.

Arsyeja e këtij veprimi është fakti që skuadra historike gjakovare është në gjendje të vështirë financiare dhe ka kërkuar publikisht ndihmë për të paguar futbollistët derisa gjërat të stabilizohen.

Vlen të theksohet se dy tifozëritë, Kuqezinjtë e Jakovës dhe Intelektualët kanë marëdhënie të shkëlqyeshme mes vete ndër vite./GazetaOlle/