Gjesti i bukur nga Shaqiri, Xhaka me shokë, pastrojnë zhveshtoren e Zvicrës (Foto)

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, pasi ka marrë një fitore spektakolare 1-0 ndaj Kamerunit.

Zvicëranët kanë marrë tre pikët e para dhe janë në një pozitë të mirë për ta kaluar grupin ku ndodhen së bashku me Kamerunin, Brazilin dhe serbinë.

Por përveç që bën një punë të mirë në fushë ndaj Kamerunit, punë të mirë bën edhe në zhveshtore futbollistët që përfaqësojnë Zvicrën, pasi pastruan gjithë vendin ku qëndruan.

Gazeta e madhe zvicerane Blick ka sjellë fotot ku shihet zhveshtorja e pastër e helvetikëve dhe për të kishin kontribuar edhe futbollistët duke përfshijë yjet si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Yann Sommer e Remo Fleuer.

“Mendoj se është respekt dhe mirësjellje ndaj personave që janë përgjegjës për pastrimin e stadiumeve”, tha Roger Kaspar, menaxheri i pajisjeve të Përfaqësueses së Zvicrës.

“Ka gjithmonë disa futbollistë që na ndihmojnë. Është mirë që kanë këtë ndjeshmëri futbollistët në këtë ekip”, vazhdoi Kaspar.

Xherdan Shaqiri nuk hezitoi të bëj foto me Patrick Abatangelo ku shihet me fshesë në dorë.

Rezultati është i dukshëm, dhoma e zhveshjes është e pastër, gjithçka të palosura dhe sigurisht lëvdata për kulturën e treguar nga yjet tanë dhe shokët e tyre në përfaqësuesen helvetike. /Gazeta Olle/

Pedri zbulon këshillën që ia dha Busquets atij dhe Gavit

Angli – SHBA, pa gola pas 45 minutave të para