Gjesti fantastik nga Edon Zhegrova, ia dhuron fanellën tifozët të vogël nga Kosova pas ndeshjes (Foto)

Edon Zhegrova ishte fantastik sonte me Lillen kundër Clermont, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Ligue1.

Zhegrova shënoi golin e katër në këtë takim, duke vulosur edhe kështu fitoren e skuadrës së tij me rezultatin final në 4:1.

Goli i tij ishte mjaft i bukur, kur erdhi nga më shumë se 16 metra distancë, duke u devijuar dhe përfundoi në rrjetë.

Por, përveç golit, Zhegrova u tregua i madh edhe jashtë fushe, duke ia dhuruar fanellën e tij një djaloshi kosovar i cili ishte në stadium dhe ia kërkonte fanellë sulmuesit të Kosovës.

 

 

“Alla Del Piero”, kombinim fantastik mes shqiptarëve, shënohet goli i javës në Turqi (video)

Përballje fantastike, Vreshtarët mundin Xehetarët