Gjesti fantastik i Skifterave, grumbullojnë para për blerjen e banesës së një veterani nga Gjakova

24 orët e fundit ishin ditë aksioni për tifo grupin ‘Skifterat’ nga Gjilani.

Tifozët kuqebardhë mblodhën gjithsej 1700 euro për ta ndihmuar veteranin e luftës, Nexhatin, shkruan Gazeta Olle.

“Ditën e Veteranit e shënuam me një iniciativë simbolike në shenjë falemnderimi për kontributin e veteranit të luftës nga Gjakova, Nexhatin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas kësaj iniciative simbolike, ‘Skifterat’ u nisën drejt Gjakovës për t’ia dorëzuar paratë veteranit, pasi ai po i mbledhë ato për të blerë një banesë.

“Për 24 orë u tubuan 1700€, e sot morrëm rrugën për ti dërguar në vend e për ti kërkuar falje Nexhatit që për dy dekada përderisa ne gjumin e bënim në shtëpitë tona, ai po bredhte nëpër banesa me qera! I thamë të ndihej krenar e i fortë sepse banesën e kishte blerë kur kishte kap pushkën e lirisë, e turpi është i atyre që kurrë nuk menduan për të”, kanë shkruar Skifterat.

Krejt në fund është bërë publike edhe lista me emrat e atyre që ndihmuan në këtë iniciativë shembullore. /Gazeta Olle/

Driton Kuka i falënderohet 2021-ës, numëron të arriturat e xhudos

500 milionë euro gabime, ja nëntë transferimet e dështuara të Juventusit!