Gjest shembullor: Fëmijët pastrojnë tribunat e stadiumit të skuadrës shqiptare, KF Tërnoci

KF Tërnoci zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë, ndaj Toplliçanin.

Gjatë ditës së djeshme është bërë pastrimi i tribunave në stadiumin e KF Tërnocit, ku në ndihmë kanë ardhur disa fëmijë në mënyrë vullnetare, shkruan Gazeta Olle.

Fëmijër për rreth pesë orë kanë pastruar duke i ndihmuar punëtorit të stadiumit, dhe duke dhënë një shembull të qartë që stadiumi duhet të mbahet i pastër.

Kujtojmë se KF Tërnoci është skuadra e vetme shqiptare në këtë nivel të garave në futbollin serb.

Postimi i plotë nga KF Tërnoci:

Heronjët e sotit janë këta fëmijë, të cilët në mënyrë vullnetare së bashku me “Urkën”, për rreth pesë orë kanë pastruar të gjithë tribinat e stadiumit tonë, në prag të ndeshjes që do ta zhvillojmë nesër kundër Toplliçanin.

Lushtaku e thotë me bindje: Barazhi nuk është për Drenicën, ne mbetemi në Superligë

Në rrahjen mes tifozëve në ndeshjen Prishtina – Ylli, u lëndua rëndë një person