Komuna e Podujevës ka mbajtur mbrëmë ceremoninë e Laureatëve 2019.
Me çmime më së shumti është nderuar KF Llapi, por nuk kanë mbetur anash edhe sportistët tjerë.
Të pranishëm ishin figura të larta sportive, si presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Të dy ndanë çmimet, ndërsa Ademi ndau për futbollistin e talentuar të Llapit, Valmir Veliu, që u përfshi në top 10-she.
Foto origjinale
Por, skuadra e Llapit gjatë publikimit të çmimeve, bëri një gjest të ulët.
Ata prenë foton ku shihet Ademi duke ndarë çmimin, për ta lënë në foto vetëm Veliun, shkruan Gazeta Olle.
Foto e prerë
Llapi prej muajsh llogaritet opozitë e Federatës së Futbollit të Kosovës, konkretisht Ademit.