Gjest i madh i lojtarëve të Hajvalisë

Mesfushori i Hajvalisë, Leart Emini ditë më parë e pësoi një lëndim të rëndë në një ndeshje miqësore. Emini e ka humbur këtë edicion ndërkohë që është dashur që të operohet, pas lëndimit në ligamentin kryqëzor.

E, lojtarët e Hajvalisë kanë vendosur që të ndajnë mjete nga pagat e tyre, për ta ndihmuar Eminin që ta paguajë operimin. Lajmi konfirmohet nga drejtori sportiv i Hajvalisë, Xhavit Pacolli. “Lojtarët kanë shprehur gatishmëri dhe ata do ta ndihmojë Leartin, shtabi teknik, por edhe ne si kryesi do të participojmë”, njoftoi Pacolli për Gazetën ‘Olle’.

Ndërkohë, mbrojtësi Arbër Prekazi njoftoi se askush nuk ka hezituar që ta ndihmojë Leartin. “Të gjithë jemi të gatshëm që ta ndihmojë shokun tonë”, deklaroi mbrojtësi Arbër Prekazi.