Gjest i madh i Ballkanit, të bashkuar në përkrahje të fizioterapeutit të skuadrës: Forca Gledi, të duam

Gjatë ditës së sotme skuadra e Ballkanit ka bërë një veprim të madh.

Suharekasit janë bashkuar për t’i ofruar mbështetje fizioterapeutit të skuadrës, Gledi Rexha i cili për shkaqe shëndetësore gjendet në Turqi, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra gjithashtu ka shfaqur një pankartë në të cilën shkruhet “Forca Gledi, të duam”.

“Forca Gledi të duam. FC Ballkani i dëshiron shërim dhe rikthim të shpejtë fizioterapeutit tonë Gledi Rexha i cili për shkaqe shëndetësore gjendet në Turqi. FC Ballkani është me ty”, thuhet në postimin e klubit.

Padyshim se kjo është një përkrahje e madhe për Rexhën, të cilin shpresojmë se shumë shpejtë do ta shohim të kthyer pranë klubit.

/Gazeta Olle/ 

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 18-të të Superligës, ja kush e drejton derbin e javës

U fut në fushë për të ndërprerë ndeshjen, i riu e pëson keq (VIDEO)