Gjest i jashtëzakonshëm: Futbollisti kosovar dhe skuadra e tij, ndihmojnë 30 familje në Shqipëri

Liridon Krasniqi është një futbollist shumë i suksesshëm nga Kosova, që ka arritur shumë me futboll.

Mesfushori nga Vitia është pjesë e futbollit aziatik ku me plot sukses po paraqitet në Malajzi.

Krasniqi së fundmi është transferuar tek skuadra e madhe në Malajzi, Johor dhe me tu rikthyer me pushime në vendlindje ka bërë një gjest të madh.

Ylli nga Kosova së bashku me klubin e tij të ri Johor kanë marrë iniciativë që të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Telegrafi ka siguruar foto dhe informacione se Krasniqi ka qëndruar në Shqipëri gjatë ditës së premte ku ka vizituar 30 familje të prekura nga tërmeti dhe që janë në kushte të rënda.

27-vjeçari ka vizituar së bashku me artistin Bes Kallaku familjet në Bubq personalisht ku i ka dhuruar para që ta kalojnë këtë

Së bashku me Liridonin ka qenë edhe Edmond Muli një mik i tij i afërt nga Gjermania që kishte organizuar një turnir në shtetin gjerman dhe të mbledhurat nga ky turnir i ka dërguar në Shqipëri.

Telegrafi merr vesh se Krasniqi u ka premtuar familjeve të prekura se do të shkoj përsëri në Shqipëri në pushimin e radhës për t’i vizituar dhe ndihmuar.