Met Millaku ka humbur sezonin pas lëndimit në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Mesfushori i njohur i Dukagjinit, pësoi lëndim ndaj Gjilanit dhe klubi klinas ka njoftuar se lojtari ka humbur sezonin.
Por tani ka ardhur një reagim nga klubi gjilanas, duke i uruar shërim sa më të shpejtë Millakut.
Klubi i Gjilanit ka bërë një gjest fisnik që rrallë shihet nga klubet tjera për Millakun, edhe pse e kishin kundërshtar në ndeshjen e së shtunës.
Faqja e Gjilanit në Facebook ka shkruar se Millaku ka gjithë përkrahjen e kuqebardhve duke i uruar rikthim sa më shpejtë në fushat e blerta.
Sport Club Gjilani uron shërim të shpejtë futbollistit Met Millaku.
Futbollisti i KF Dukagjinit ka këputur ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe do jetë i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Sfidë e madhe për një futbollist, por e gjithë përkrahja e komunitetit shkon tani për Millakun dhe shpresojmë që të rikthehet sa më shpejtë në fushat e blerta.
SC Gjilani