Gjermania e ka shkarkuar Hansi Flick, nga pozita e trajnerit të kombëtares në futboll.
Flick së bashku me ndihmësit e tij, Marcus Sorg dhe Danny Rohl janë liruar nga detyra.
Ky shkarkim vjen pas rezultateve të dobëta të kombëtares gjermane dhe pas humbjes nga Japonia të shtunën, me rezultat të thellë 4-1.
“Ishim të pajtimit, se Përfaqësuesja A pas rezultateve zhgënjyese së fundit, duhet ta ketë një impuls të ri. Ne kemi nevojë për një frymë optimizmi dhe besimi, duke marrë parasysh se Evropiani mbahet në vendin tonë. Për mua, personalisht ishte një nga vendimet më të vështira”, ka thënë Bernd Neuendorf, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë.