Gjermania e mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut dhe kualifikohet në Botëror

Gjermania ka shënuar fitore me rezultat bindës 0:4 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim për Kupën e Botës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa e dyta nisi menjëherë me to.ss.

Ishte Kai Havertz i cili realizoi golin në minutën e 50-të pas asistimit të Thomas Muller.

Në minutën e 70-të Timo Werner realizoi pas asistimit të Muller, kurse katër minuta më vonë Werner realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët.

Në të 83-tën, Musiala shënoi për 0:4, i cili ishte edhe epilogu i kësaj sfide.

Me këtë fitore, Gjermania shkon në kuotën e 21 pikëve dhe e siguron vendin e parë dhe kualifikimin në Kampionat Botëror.

U infektua me Covid, reagon Cikalleshi

Kroacia parakalohet nga Rusia, fitojnë Uellsi dhe Çekia