Gjergjaj tradhton Shqipërinë

Boksieri kosovar, Arnold Gjergjaj, pas fitores së fundit në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, mori një njoftim të rëndësishëm nga kryetari i komunës Pratteln, Beat Stingelin.

Ky i fundit e bëri publik lajmin se prej të hënës boksierit kosovar do t’i jepet pasaporta zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Një fakt i tillë nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve të tij, që po e konsiderojnë tradhti nëse Gjergjaj e merr pasaportën zvicerane.

Atë tashmë e posedojnë yje si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka, të gjithë të kritikuar nga tifozët në vendlindjen e tyre.