Arnold Gjergjaj që është pa humbje në kategorinë e rëndë të ringut profesionist, synon të arrijë fitoren e 27-të në karrierë nga po aq meçe.
Përballë 30-vjeçarit nga Gjakova, që jeton në Basel të Zvicrës, do të jetë hungarezi Zoltan Csala, me rekord prej 6-meçeve, të gjitha fitore.
Dueli zhvillohet të dielën në Basel, në ‘Grand Casino’.
Meçin e fundit, Arnold Gjergjaj e zhvilloi me 4 Tetor 2014, kur në përballje me boshnjakun Adnan Rexhoviç fitoi titullin evropian ‘EBU-EE’.