Gjergjaj: Mbetem shqiptar edhe me pasaportë zvicerane

Boksieri nga Kosova, Arnold Gjergjaj, thotë se në ringun e boksit përfaqëson të gjithë ata që e përkrahin.

Edhe pse mori pasaportën e Zvicrës, Gjergjaj në një intervistë për Gazetën Express deklaroi se ndihet krenar që është shqiptar.

“Unë jam shembulli i një shqiptari të suksesshëm në Zvicër. Unë mburrem se jam shqiptar, por edhe Zvicra më ka ofruar shumë mua, nuk mund ta mohoj. Më ka dhënë shumë mundësi, për këtë e respektoj shumë edhe këtë vend. Edhe zviceranët, ashtu sikurse shqiptaret mburren shumë me mua. Përveç për arritjet e mia në sport, në Zvicër më kanë vlerësuar edhe për kontributin që kam dhënë në ndihmë të njerëzve me nevojë. Më kanë dhënë edhe çmime”, ka deklaruar Gjergjaj.

“Për mu kanë vlerë të dy pasaportat edhe e Kosovës edhe e Zvicrës. Dyja do ti mbaj dhe krenohem me to, ashtu siç krenohen popujt e të dy këtyre vendeve me mua. Unë jam nga Kosova dhe vi shpesh atje, asnjëherë nuk e kam harruar vendim tim, për këtë çdo herë kur boksoj me mua është edhe flamuri shqiptar. Populli shqiptar më ka mbështet prej fillimi, pres edhe që shteti të më përkrahë. Dua t’i bëj krenarë të gjithë”, theksoi për Express Gjergjaj.

Gjergjaj: Më vonë do të boksojë me Klitchkon

I pyetur për meçin e paralajmëruar ndaj Klitschkos, Gjergjaj ka thënë: “Ende nuk është koha për Klitschko. Tash më pret një ndeshje me dikën që është në top 20 në Botë, e pastaj shpresoj Klitschko”, duke i falënderuar shqiptarët për mbështetjen.