Gjeraj ‘qetëson’ tifozët

Vëllaznimi i Gjakovës në ndeshjet e fundit ka arritur rezultate mjaft të mirë në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi i trajneri Genc Hoxha, është në rrugë të mirë që ta sigurojë një ‘biletë’ për elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

Kapiteni Robert Gjeraj, ka shumë besim në skuadrën ‘kuq e zi’, derisa ka thënë se tifozët ‘Kuqezinjtë e Jakovës’, duhet që të mos të shqetësohen. “Pasi që e fituam ndeshjen e fundit me Ferizaj, mendoj se jemi në rrugë të mirë që t’i ikim ndeshjet së barazhit. Mendoj se Trepça dhe Ferizaj, nuk kanë më gjasa për shpëtim dhe për këtë fakt po besoj shumë në mbijetesë. Ndeshjen e radhës e kemi në Gjakovë me Trepçën dhe kam shumë besim se do t’i arrijmë pikët maksimale”, ka thënë për sportal.al, Robert Gjeraj.