Gjeraj: Largimi i këtij lojtari nga Ballkani, lë boshllëk të madh

Skuadra e Ballkanit po vazhdon përgatitjet për garat evropiane – pasi si kampion i Kosovës do të luajë në fazën e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ballkani do të ballafaqohet me ekipin lituanez, Zalgiris, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë merkato nga Ballkani është larguar një super futbollist si Blendi Baftiu – i cili ishte lojtar kyç i skuadrës në vitet e fundit.

Megjithatë, futbollisti i njohur kosovar, Robert Gjeraj nuk mendon se largimi i tij do të lë boshllëk tek “Xhebrailat”.

“Largimin e Blendi Baftiut unë nuk e shoh si mungesë të madhe – sepse është i zëvendësueshëm. Nuk besoj që mund të ketë boshllëk tek skuadra e Ballkanit, sepse trajneri i shikon në detaje këto gjëra”, tha Gjeraj në emisionin “Kampionët”.

Drita – Obanor, nuk kanë pasur asnjë kontakt dhe nigeriani nuk do t’i bashkohet skuadrës gjilanase

Erjon Kastrati, Ambasador i FBK-së në programin FIBA SWISH+