Gjeraj: Jemi të shokuar, nesër takohemi me futbollistët

Kapiteni i Vëllaznimit, Robert Gjeraj, është befasuar nga shkarkimi që ia bëri kryesia e klubit trajnerit Genc Hoxha, duke thënë që pikërisht Hoxha është meritori për pikët e gjakovarëve këtë edicion.

“Jam i habitur dhe i shokuar. Nëse kemi bërë diçka të mirë këtë sezon, meritor është Hoxha. Për këto pikë që i kemi sot, meritor është Hoxha. Nesër do të takohemi me futbollistët në stërvitjen e zakonshme dhe të shohim”, tha Gjeraj për GazetaOlle.com.