Gjendja perfekte e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjeve evropiane që do t’i zhvillojnë ekipet nga Kosova

Skuadrat kosovare të cilat janë kualifikuar për në garat ndërkombëtare, do ta kenë vetëm një shtëpi ku mund t’i zhvillojnë ndeshjet evropiane.

Stadiumi Fadil Vokrri do të jetë nikoqir i skuadrave nga Evropa gjatë muajit korrik, duke filluar nga ndeshja e Ligës së Kampionëve, dhe për ta përfunduar me Ligën e Konferencës.

Terreni në stadiumin e vetëm i cili plotëson të gjitha kriteret për të zhvilluar një ndeshje evropiane, është në gjendje perfekte, dhe do të jetë në dispozicion të katër skuadrave, të cilat do të shijojnë netët magjike evropiane.

Skuadra e parë që do të hap kualifikimet nga elita e futbollit kosovar, është FC Ballkani, shkruan Gazeta OLLE.

Portokallinjtë do të presin skuadrën lituaneze, Zalgiris me 5 korrik, duke filluar nga ora 20:00 në Prishtinë.

Më pas, Skifterët do të jenë skuadra e dytë e cila do të zhvilloi ndeshje në Fadil Vokrri, me 7 korrik, me fillim nga ora 20:00 Gjilani do të pres skuadrën e Liepajës.

Në raundin e parë të Ligës së Konferencës, në ndeshjet e kthimit, Fituesi i Kupës dhe nënkampioni për edicionin 21/22 do të kërkojnë kualifikimin si vendas.

Pas rikthimit nga Finlanda, Drita me 12 korrik do të zhvilloi ndeshjen e dytë ndaj Inter Turkut, me fillim nga ora 20:00.

Ndërsa Llapi, dy ditë më vonë, pas ndeshjes në Podgoricë do të rikthehet në kryeqytetin kosovar, ku me 14 korrik, nga ora 20:00 do të kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër.

/Gazeta OLLE/

Inter Turku – Drita, caktohen gjyqtarët për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Finlandë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse