Gjendja aktuale në Man United, Ragnick trajner i përkohshëm ? Kontaktet me Valverde dhe nënshkrimi i një fanele nga Mauricio Pochettino

Gjermani 63 vjeçar është shumë i interesuar për të drejtuar skuadrën e djajve të kuq deri në fund të sezonës, por e gjitha kjo do të jetë në duart e PSG që do të pranojnë kërkesën e Pochettinos vetëm nëse do të arrihet marrëveshja me Zidane.

 

 

Shkarkimi i Solskjaer në këtë fazë të sezonës nga shumë analistë është parë si lëvizje e gabuar, por duket se bordi i Manchester United është në kontakte me shumë trajnerë që të marin drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonës 2021/22.

 

Ernesto Valverde sipas mediumeve në Angli dhe Spanjë është intervistuar nga drejtuesit e klubit, por që vëmendje kryesore dhe për një kontratë afatagjate është në argjentinasin Mauricio Pochettino.

 

Sot në Manchester, Mauricio Pochettino ka nënshkruar fanelën e një tifozi të Manchester United, dhe ky veprim nga Pochettino, vetëm sa ka shtuar më shumë zërat për një kalim të mundshëm në Old Trafford.

“Nijeti ka qenë i mirë”, hoxha, tifoz i Chelsea komenton fitoren kundër Juventusit (VIDEO)

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet Eurobasket 2025, do të transmetohet në këtë televizion