Gjendet shpëtimi për Falcaon

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, sipas gjitha gjasave do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Ai nuk ka bindur në Old Trafford që prej huazimit nga Monaco gjatë verës së kaluar dhe Louis Van Gaal nuk pritet ta shfrytëzoj opsionin e blerjes.

Por, ish sulmuesi i Portos dhe Atletico Madridi shumë shpejtë mund të bëhet me ekip të ri. Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, interesim për Falcaon ka shfaqur Real Madridi, i cili gjatë verës do të tentoj ta transferoj.

Madje, edhe nënkryetari i Monacos, Vadim Vasilyev, ka zbuluar se shumë klube duan ta transferojnë sulmuesin kolumbian nëse nuk mbetet në Manchester United.

“Nuk brengosem për Falcaon, ai është sulmues i klasit botëror. Nëse Manchester United vendos ta largoj në fund të sezonit, ne kemi interesim nga klube tjera të mëdha. Andaj, nuk jam aspak i brengosur për të”, ka deklaruar Vasilyev për BBC.