Liga e Parë e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 11-të.
Në të dy grupet A dhe B na presin gjashtë ndeshje, tri në njërin grup dhe tri të tjera në tjetrin.
Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Trepça dhe Liria do të përballen në Mitrovicë, derisa derbi rajonal do të zhvillohet edhe në Banjë, ku Onix pret Besën e Pejës.
Lideri i Grupit A, Trepça ’89 do të ketë udhëtim të vështirë në Prizren, ku përballet me A&N.
Sfida shumë interesante do të zhvillohen edhe në Grupin B.
Lideri aktual i Grupit B, Ramiz Sadiku do të pres Ferizajn në top formë, derisa Flamurtari kërkon këndelljen përballë Vllaznisë.
Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe ajo mes Vushtrrisë dhe Kikës. /Gazeta Olle/
Liga e Parë e Kosovës
Grupi A
Trepça – Liria
Onix – Besa
A&N – Trepça ’89
Grupi B
Vushtrria – Kika
Ramiz Sadiku – Ferizaj
Flamurtari – Vllaznia