Gjashtë gola të shënuar në miqësoren ndërmjet Rahovecit dhe Malishevës

Ka përfunduar miqësorja ndërmjet Rahovecit dhe Malishevës e zhvilluar në stadiumin “Jahja Danuza”. 

Plot gjashtë gola u shënuan në këtë miqësore, duke u mbyllur në fund me barazim 3-3, shkruan Gazeta Olle.

Golat për vendasit i realizuan Miller, Gashi dhe Zeqiri.

Ndërsa për mysafirët realizuan Bahtiri x2 dhe Hajdari.

Ishte kjo një mundësi e mirë për të dy trajnerët për të parë formën momentale të ekipeve të tyre. /Gazeta Olle/ 

Strakosha: Ja pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Greqinë

Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja Ferizaj – Trepça ’89