Gjashtë gola, shtatë kartonë të verdhë e një i kuq: Genc Nuza ishte fantastik në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Puskas Academy dhe Ararat-Armenia, duke treguar edhe njëherë nivelin e lartë të gjykimit.

Gjyqtarët kosovar kanë vazhduar me paraqitje të mira në garat ndërkombëtare, pasi UEFA i ka deleguar vazhdimisht në ndeshjet e këtij sezoni në Ligën e Konferencës.

Njëri nga ta ka qenë edhe disa herë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, i cili mbrëmë (e enjte) ndau drejtësinë në një nga ndeshjet më të vështira.

Nuza ishte gjyqtar kryesor në ndeshjen mes Puskac Academy dhe Ararat-Armenia, e cila përfundoi me një barazim 3-3, ndërsa në fund u kualifikuan hungarezët pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim.

35-vjeçari tregoi autoritet edhe në këtë ndeshje, pasi shpërndau gjashtë kartonë të verdhë dhe një të kuq direkt, duke qenë i pagabueshëm dhe duke mos e lënë lojën t’i dalë nga duart.

Ai në këtë ndeshje u ndihmua nga anësorët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, gjyqtar i katërt ishte Ilir Mehmeti, ndërsa në VAR ishin Dardan Çaka dhe Besnik Morina.

Ndryshe, gjyqtari nga Prishtina gjykon ndeshje ndërkombëtare nga viti 2017 dhe tashmë ka gjykuar 50 sosh. /Telegrafi/

Skuadrat të cilat Ballkani nuk i llogarite në të kaluarën, e eliminuan nga garat evropiane këtë vit

Dy presidentët e Dritës reagojnë pasi kaluan në Play Off: Të bashkuar mund të arrijmë gjëra të mëdha