Gjakova: Treguam se jemi të barabartë

Nora Gjakova ka folur pas rikthimit të saj nga Baku.

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka folur në një konferencë për media pas kthimit nga Lojërat Evropiane Baku 2015.

Nora, e cila ia solli Kosovës medaljen e bronztë nga Baku, u shpreh e lumtur me suksesin e saj.

“Dëshiruam t’i tregojmë botës se edhe ne jemi të barabartë. E falënderoj trajnerin Driton Uka për besimin që ma ka dhënë”, u shpreh Gjakova.

Kjo e fundit ishte e vetmja garuese kosovare që mori medalje në Baku.