Akil Gjakova po rimerr vetën pas lëndimit.
Tashmë, xhudisti kosovar gjendet në terapi për dorën e lënduar, përcjellë Gazeta Olle.
Sipas postimit të Driton Kukës, shpenzimet po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Më poshtë postimi i Kukës:
Kështu po doket dora e Akilit pas një javë terapi me një ndër fiziot më të mirë në Botë Nimrod Moshe i cili po përkujdeset për lëndimin e Akilit!
Komiteti Olimpik po përkujdeset për shpenzimet e terapisë!
Poashtu Majlinda kishte këto ditë procedurēn rregullt pêr problemin e saj dhe kjo procedurë edhe kësaj radhe u përkrah nga Ministri i Shëndetësisë Uran Ismail!
Ekipi ynë do kompletohet së shpejti dhe do hapërojmë fuqishëm drejt Lojërave Olimpike!