Girona mposht Barcelonën në udhëtim, rimerr kreun në La Liga

Barcelona ka pësuar humbje 4-2 në shtëpi nga Girona në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Pas 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin  e Artem Dovbyk, që u asistua prej Viktor Tsygankov.

Por, epërsia e tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Robert Lewandowski (19’) i barazoi shifrat në 1-1 me një harkim nga Raphinha.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe e rikthyen epërsinë në minutën e 41-të, kur Miguel Gutierrez realizoi një gol brilant për 2-1.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Barcelonë, që e kishte dominimin, por fitorja ishte për Gironan.

Valery që u inkuadrua në 78-të, shënoi pas vetëm dy minutash për 3-1, që ishte edhe goli i parë në La Liga, për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej dy golash.

Barcelona nuk u dorëzua deri në fund dhe kërkonte së paku një pikë, por arriti vetëm që të ngushtonte epërsinë në 3-2 me anë të Ilkay Gundogan (90+2′).

Për të vulosur fitoren e Gironas u përkujdes Cristhian Stuani, që realizoi për 4-2 në minutën e 90+5-të.

Pas xhiros së 16-të, Girona ka rimarrë kreun si e vetme me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, ndërsa Barcelona është në të katërtin me 34 sosh, aq sa ka edhe Atletico Madridi në të tretin.

Tragjedi në La Liga, tifozi vdiq në tribuna

Mourinho është special si gjithmonë, përdor mbajtësin e topave për t’i dhënë udhëzime me një letër Rui Patricios