Giresse zbulon kushtin që ia vendosi Muja për tu grumbulluar te Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse tha sot se Arbnor Muja nuk është ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës sepse “ai ka kërkuar garanci për një vend titullari”.

Në një konferencë për media në Prishtinë të premten, tekniku francez u shpreh se askush nuk mund të ketë garanci për rolin në skuadër.

Giresse tha t’i ketë sugjeruar Mujës që “më mirë të mos vijë” nëse vendos kusht për të luajtur titullar në përfaqësuese.

Fillimisht, Arbnor Muja është thirrur por nuk ka ardhur në ndeshjet që i kemi pasur në muajin nëntor. Pastaj në muajin mars është thirrur në ekipin e Kosovës, por sa i përket ndeshjeve të këtij muaji, Arbnor Muja ka kërkuar garanci për rolin e titullarit. Por, unë i kam treguar atij që nëse është kështu është më mirë të mos vijë”, tha Giresse.

 

Ishin ndër më të mirët në pozitat e tyre në Superligë, por çuditërisht nuk ftohen nga Kosova U21

Sadiku dhe Bajrami: Japim 100% kundër Moldavisë, me mbështetjen e tifozëve arrijmë objektivin ‘EURO 2024’