Giresse: Synimi i miqësoreve të nëntorit ishte ftesa e lojtarëve të rinj

Kosova zhvillon dy ndeshjet miqësore ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Para dueleve miqësore, në konferencë për media ka folur përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, shkruan Gazeta Olle.

Giresse ka theksuar se në këto ndeshje ai ka dashur që t’iu jepet hapësira lojtarëve të rinj.

“Përzgjedhja ishte që t’u jepet hapësirë lojtarëve të rinj siç e keni parë në listë. E kemi këtë listë me të cilat do të paraqitemi në këto dy lojë miqësore. Lojtarët në listë i njohim, i përcjellim por kjo do të jetë mundësi për ta t’i shohim se si do të paraqiten. Kjo është ajo që desha të prezantojë dhe kjo ishte strategjia për t’i thirrur këta lojtarë të rinj”, tha Giresse në konferencë për media.

Kosova përballet me Armeninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” tri ditë më vonë ndeshen edhe me Ishujt Faroe në ndeshjen tjetër kontrolluese dhe të fundit për muajin nëntor./Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Prishtina kalon direkt në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Nuk e ftoi Armend Thaqin për miqësoret e nëntorit, sqarohet Alain Giresse