Giresse nuk e mendon fare dorëheqjen: Jemi në disponim të keq, duhet të analizojmë çka ndodhi

Alain Giresse nuk ka përmendur dorëheqjen pas humbjes turpëruese me Bjellorusinë, që pothuajse Kampionatin Evropian e lë vetëm një ëndërr.

Ai ka thënë se i duhet më shumë kohë të analizojë se çka nuk funksionoi në këtë ndeshje.

“Natyrisht se jemi përgjegjës. Është shumë e vështirë të thuhet pse. Duhet të analizojmë më shumë”.

“Jemi në disponim të keq dhe duhet të analizojmë më thellë se çka ndodhi. Kur jam në lojë, merrem vetëm me lojën. Nuk merrem më asgjë tjetër”.

“Më duhet më tepër kohë të analizoi se çka ndodhi”, ka thënë Giresse.

Kosova ka vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve.

Bjellorusi – Kosovë, notat e lojtarëve: Paraqitje skandaloze në repartin defensivë

Rrahmani i kërkon falje tifozëve: Fajin e kemi të gjithë së bashku