Giresse: Luftojmë për pozitën e dytë, jemi këtu për të fituar

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Bersant Celina janë paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve. 

Dardanët arritën sot në Belfast, ku edhe do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme, shkruan Gazeta Olle.

Giresse ka thënë se është ndeshje e rëndësishme dhe këtu kanë ardhur për fitore.

“E dimë që tashmë vendi I parë do të jetë për Greqinë, por për ne është shumë e rëndësishme të përfundojmë në pozitën e dytë dhe do të luftojmë për këtë gjë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi këtu për të fituar”, ka thënë Giresse.

/Gazeta Olle/

 

Reja: Ndaj Izraelit një finale, fiton skuadra që do të tregojë më shumë dëshirë

Celina: Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi këtu për të fituar