Giresse i kënaqur me cilësinë e lojtarëve të Kosovës, por thotë se duhet ende shumë punë për t’u bërë

Alain Giresse është deklaruar për ndeshjen miqësore që Kosova e zhvillon me Burkina Fason nesër (e enjte).

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka parë nga afër lojtarët tanë në stërvitje dhe është i kënaqur me cilësinë e tyre, por që ende duhet punuar, sidomos në aspektin kur kanë topin apo dhe e humbin atë.

“Tashmë jam prezantuar me lojtarët. Ajo çfarë pres më shumë padyshim është nga lojtarët që luajnë në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar fillimisht trajneri.

Çfarë është më rëndësi, dëshira e lojtarëve që luajnë jashtë, të vijnë këtu të luajnë për Koosvën. Pastaj në takimin tonë kemi folur për rregullat dhe çfarë presim ne”.

“Objektivat dhe qëllimet tona që i kemi vendosur vetës janë të qarta për garat ku do të marrim pjesë”.

“Kemi pasur parasysh në stërvitje se cilët lojtarë kanë pasur minutazhë më të madhe në klubet ku luajnë”.

“Aktualisht jemi duke i pritur edhe disa lojtarë që të na bashkohen në stërvitje dhe të shikojmë gjendjen e tyre, pasi entuziazmi dhe dëshira për të luajtur është e madhe”.

“Kam arritur të vërtetojë se nga ajo çfarë kam parë në videot, është se edhe në realitet ka lojtarë me kualitet të lartë dhe i kam vlerësua, por ka disa pika që duhet përmirësuar dhe mbetet punë ende për t’u bërë me dhe pa top”, ka shtuar më tej strategu francez. /Telegrafi/

Agim Ademi mbetet kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së

Rrahmani: Të dyja ndeshjet do të na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve