Gianluca Di Marzio këshillon Arsenalin

 

Skuadra e Arsenalit është e gatshme të fillojë bisedimet rreth transferimit të lojtarit të Palermos, Paulo Dybalas.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Gianluca Di Marizo, thuhet se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka dhenë dritën e gjelbër për të filluar operacionin që do të sjellë sulmuesin e ri argjentinas gjatë verës në Emirates, transmeton Koha.

Problemi i vetëm thuhet është se 21 vjeçari dëshiron gjigantët e Serie A, Juventusin, kurse presidenti i tij dëshiron nënshkrimin me Arsenalin.

Dybala këtë sezon në Serie A ka shënuar 12 gola në 27 paraqitje.