Giacomo Vrioni nuk di të ndalet në Austri, gol e asistim në fitoren e madhe të Tirolit

Giacomo Vrioni konfirmohet njeriu i momentit në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka gjetur sërish golin dhe ka dhënë edhe një asist.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë dhe asistoi të katërtin në fitoren 4-2 të Tirolit ndaj Hartberg.

Futbollisti në pronësi të Juventusit luajti sërish titullar me Tirolin dhe ishte një pikë referimi në majë të sulmit, teksa kur miqtë provuan të rihapin takimin, mori skenën me një gol e një asist, duke vulosur suksesin për të tijtë.

Ky ishte goli i 16 i Vrionit, që është i dyti në renditjen e golashënuesve, pas Adeyemit, që ka shënuar 19, teksa vlen të theksohet se sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe 4 asiste këtë sezon.

Prishtina konfirmon largimin e trajnerit Ibrakovic

Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të të Superligës, vëmendja në këto duele